Video/ Kore raciste në “derbin” e shqiptarëve, Balotelli gjuan tifozët

AKTUALITET


Mario Balotelli, futbollisti i Brescia, ra preh e thirrjeve raciste të tifozëve të Verona. Sapo kishte nisur pjesa e dytë e lojës, shoku i skuadrës i futbollistit të kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, ishte duke vazhduar një aksion në afër zonës kundërshtare.

Por, në aksion e sipër, Balotelli ndali topin, e mori atë dhe e gjuajti me këmbë në drejtim të tribunës ku ishin vendosur tifozët e Hellas Verona, të cilët brohorisnin me kore raciste ndaj futbollistit të Brescia. Loja u ndal për disa minuta, ndërsa pas qetësimit të situatës ajo rinisi përsëri.

Ky është rast i përsëritur në kampionatin italian të futbollit, ku në javët e fundit, shumë lojtarë me prejardhje afrikane, kanë rënë preh e thirrjeve raciste të tifozëve. Federata Italiane, ashtu si dhe UEFA nuk tolerojnë për të tilla raste, por mesa duket tifozët pak ua vënë veshin ligjeve.

Ndërkohë,  në rrejtet sociale pati një jehonë të madhe ky rast, ndërsa njerëzit janë solidarizuar me Balotellin. Në sfidën e të dielës mes Verona dhe Brescia zbritën në fushëne lojës tre futbollist shqiptar, Marash Kumbulla, që u dëmtua më pas, dhe Amir Rrahmani për Veronan ndërsa në për Brescia Emanuele Ndoj e nisi nga stoli. Sfidën e fitoi Kumbulla dhe Rrahmani.



Skip to toolbar