Vrau në gjumë shokun e babanë e tij për Çapajt, sillet me pranga nga Italia

AKTUALITET


Etjen Cani, 28 vjeçari nga Elbasani është ekstraduar nga Italia, pasi është dënuar nga gjykata e Elbasanit për vrasjen e shokut të tij Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012. Në gusht 2012 gjykata kishte vendosur arrest shtëpie për Gentian Beqirin i cili dyshohej si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005.

Etien Cani dhe viktima, Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Këtë shfrytëzoi Etien Cani i cili së bashku me Ervis Bardhin arritën të gënjenin policët që ruanin shtëpinë e Gentian Beqirit dhe të futeshin brenda në shtëpinë e tij. Gentian Beqiri u qëllua me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi.

Dy vrasësit kanë përdorur pistoletë me silenciator ndërkohë që janë larguar me shpejtësi, pa u vënë re nga dy policët që ndodheshin jashtë pallatit. Pas rreth 30 minutash, punonjësit e policisë, janë ngjitur në katin e pestë të pallatit, pikërisht në banesën e Gentian Beqirit, për të kryer kontrollin e të arrestuarit. Sapo janë futur brenda, kanë gjetur në korridor të shtrirë në dysheme Nezir Beqirin, babain të arrestuarit Gentian Beqiri, i cili kishte, shenja dhune. Më pas kane gjetur të vdekur në krevatin e tij Gentian Beqirin. Dy punonjësit e policisë kanë dalë menjëherë nga banesa për të konstatuar ndonjë person të dyshuar dhe disa metra larg kanë parë të largohen persona të panjohur.

Vrasja dyshohet se u bë për llogari të Çapjave. Për këtë ngjarje u akuzua Etien Cani së bashku me Ervis Bardhin. Etien Cani është arrestuar në Itali në muajin në korrik të 2019 dhe së fundi është ekstraduar drejt Shqipërisë për t’u përballur me akuzat.



Skip to toolbar