“Diktatura iu imponua shumicës nga pakica”, Gjekmarkaj: Gjithë shoqëria fajtore, të kërkohet falje

#NËRADAR


Gjatë emisionit “Real Story”, analisti Agron Gjekmarkaj ngriti tezën se gjithë shoqëria ishte fajtore për diktaturën komuniste dhe jo vetëm Enver Hoxha. Sipas tij, ata njerëz që kanë akte për komunizmin, duhet të kërkojnë falje. Ai theksoi se komunizmi u krijua si pakicë që iu imponua shumcisë.

“Diktaturat lindin si vullnet i pakicës mbi shumicën. Si fillim i është imponuar pakica shumicës dhe më pas kemi një bashkëpunim të shoqërisë me diktaturën. Kjo ka ndodhur në 46 vite në Shqipëri. Shumica e popullsisë shtypte pakicën. Bashkëpunoi në çdo fshat dhe qytet. Është kaq e rëndë pesha e fajit e bashkëpunimit moral dhe etik. Ato që kanë akte konkrete gjatë komunizmit, duhet të kërkojnë falje. Nuk është vetëm Enver Hoxha fajtor, është dhe shoqëria. Camaj ka një shprehje “Sitemi jemi na”, tha Gjekmarkaj.

Debati mbi dëshmorët e luftës antifashiste krijoi përplasjes në stydion e “Real Story” mes historianëve Kasmi dhe Butka, ku ndërhyri dhe analisti Agron Gjekmarkaj. Historiani Marenglen Kasmi fillimisht një dokument të arkivave të ushtrisë gjermane, ku identifikoheshin 77 banda (çeta) ushtarake që i përkisnin Ballit Kombëtar, dhe që sipas dokumentit, ishin në shërbim të Gjermanëve. Por, publikimi i këtij dokumenti solli reagim të ashpër te të ftuarit. Marenglen Kasmi e quajti “përçrës të shqiptarëve” historianin Uran Butka, ndërsa ndërhyri Agron Gjekmarkaj i cili iu drejtua historianit Kasmi se: “S`të vjen turp”.

Pjesë nga debati në studio:

Marenglen Kasmi- Nuk po merem me karakterin luftarak, por me organizatën politike të Ballit Kombëtar. Kam një raport të timin 14 prill 1944 ku rreshtohen të gjitha bandat. Arkivi ushtarak i ushtrisë gjermane. Janë 77 banda, me numrin e pushkëve dhe detyrave që bashkëpunojnë me gjermanët. Këto janë të Ballit Kombëtar. Numri i pushkëve të Ballit Kombëtar është 15 mijë në historiografi. 15600 janë këtu. Të gjitha forcat e Ballit Kombëtar kanë bashkëpunuar me gjermanët. Janë organizata që kanë bashkëpunuar. Ti je kontribuuesi kryesor i përçarjes historike të kombit shqiptar. Ta them drejtpërdrejt. Ti e ke nisur me krijesën e Luftës Civile.

Agron Gjekmarkaj- Kush jet ti, stë vjen turp….

Uran Butka –  Kujt i thua përçarës i kombit tij?! ..

Marenglen Kasmi – Harxhojmë energji duke u marrë me Ballin Kombëtar…

Uran Butka – Po ju merreni me Ballin. E ke shumë gabim. Unë mbroj këtë tezë, që të gjithë ata që kanë luftuar për çlirimin e atdheut, duhet të vlerësohet dhe të nderohet. Me këtë rast është bërë një manipulim i keq.

Dëshmorët e LANÇ, Butka: Vlerësim i njëanshëm

Prej disa ditësh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur dëshmorë të Luftës Nacional Çlirimtare. Mirëpo, disa nga emrat dhe fotot e vendosur në bulevard, kanë ngjallur debat publik. Historiani Uran Butka u shpreh se është gabuar për mënyrën se si janë përzgjedhur emrat e vendosur në bulevard. Sipas tij, nëse do të bazohej mbi dokumente historike, debati aktual nuk do të ndodhte.

“Nëse ky akt do bëhej mbi dokumente historike, natyrisht nuk do ishte ky reagim i historianëve, politikanëve dhe popullsisë. Unë kam marrë shumë telefonata për njerëz që nuk janë paraqitur. Është lënduar dhe një pjesë e popullsisë që nuk duhet të ndodhte”, tha historiani. Më tej ai shtoi se ky është vlerësim i njëanshëm.

Uran Butka u shpreh se ky veprim është politik dhe ideologjik, antihistorik. “Unë do ta konsideroj këtë një vlerësim krejt të njënanshëm. Është një akt politik dhe ideologjik. Është antihistorik. Është një akt përçarës sepse nuk e nderon luftën anti-fashiste. Në këtë 75 vjetor, në vend të luante rol bashkues, janë përjashtuar figura të shquara nga nacionalizmit”, tha Uran Butak.

Sipas Uran Butkës, Lufta Nacional Çlirimtare u monopolizua nga komunistët. “Lufta çlirimtare nuk është vetëm e komunistëve, është e të gjithë faktorëve, kush më shumë e kush më pak. Enver Hoxha dhe jugosllavët e paraqitën luftën si vetëm të tyre. E monopolizuan luftën dhe më pas pushtetin. Para Mukjes, lufta ishte e përbashkët. Brenda luftës antifashiste u zhvillua një luftë civile. U shtua pesha në një luftë vëllavrasëse. Është një luftë civile që pati shumë viktima. Ku të çoi kjo luftë, të çoi te regjimi komunist”, tha Butka.

Lufta çlirimtare, Paskal Milo: Më e suksesshmja në historinë e Shqipërisë

Paskal Milo u shpreh në “Real Story” se lufta për çlirimin e Shqipërisë është nga më të suksesshmet e kombit. Sipas tij, lufta e radhiti Shqipërinë me forcat aleate.

“Mendoj që këtu jemi. Ky debat që bëjmë sot nuk është i shëndetshëm. Ne duhet të debatojmë për rrjedhojat e luftës. Lufta është një kontribut real, konkret që na radhiti te fitimtarët. Përmasat, organizimi dhe rezultatet, është lufta më e suksesshme që është bërë ndonjëherë në historinë e popullit shqiptar”.

“E dyta, Skënderbeu ka bërë një rezistencë aktive mbijetese, ndërsa kishte aleancë në Perëndim. Siç pati Lufta e Dytë Botërore aleatë, edhe Skënderbeu pati aleatë. Aleatët perëndimorë Skënderbeut jo gjithmonë i kanë ardhur në ndihmë.  Në këtë kuptim, Lufta Nacional-Çlirimtare është më e rëndësishme madje edhe se e Skënderbeut, në disa tipare flasim”, tha Milo.

Fotot e dëshmorëve, Milo: Nëse do na pyesnin ne, s`do gabonin

Historiani Paskal Milo e cilësoi si një veprim për tu vlerësuar, vendosjen e fotove në bulevard të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se ata njerëz dhanë jetën e tyre për lirinë e Shqipërisë. “Së pari duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ajo që u bë për të vendosur fotot e heronjëve të luftës për 75 vjetorin e çlirmit, është për tu vlerësuar. Vlerësohet lufta dhe njerëzit që dhanë jetën në lule të rinisë për këtë vend. Vendosja e fotografive në bulevard është një vlerësim. Ky është thelbi i debatit”, tha Milo.

Megjithatë, ai shprehu rezerva për faktin se për vendosjen e tyre nuk janë pyetur historianët. “Përtej kësaj, ka ndodhur një lajthitje, një gabim… Unë u intersova të di se kush është marrë me listën e njerëzve që janë vendosur në bulevard. Pyeta, dhe nuk duhet të përmend emrat. U interesova në Institutin e Historisë, u interesova në fakultetin e Historisë, po qe se do ishin pyetur historianët dhe specailsitët, ata patjetër që do e kishin shmangur këtë gabim që qoftë me dashje qoftë padashje ndikoi”, tha historiani. Ndërkohë, ai shtoi, se edhe nëse ato tre fotot që kanë ngjallur debat nuk do të ishin vendosur, përsëri do të ishte gjeneruar debat. “Edhe nëse këta persona të mos ishin vënë, përsëri debati do gjenerohej. Pse do kishte debat? Do kishte për shkak të rrjedhoja që erdhën nga lufta dhe interpretimit që i bëhet luftës për objektiva aktuale politike”./



Skip to toolbar