“Në Tiranë u luftua ashpër”, Kasmi: Gjermanët patën humbje të mëdha gjatë ikjes nga Shqipëria

Lufta për çlirimin e Tiranës është një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore. Për këtë ngjarje, historiani Marenglen Kasmi solli në “Real Story” disa dokumente exclusive, që hedhin dritë mbi operacionet ushtarake që filluan në javët e para të nëntorit duke u mbyllur në datën 17 nëntor, ditën që në historiografinë shqiptare njihet si dita e çlirimit të Tiranës. Kasmi solli së pari një dokument të ushtrisë gjermane, që tregonte lëvizjen e ushtrisë naziste nga Elbasani në Tiranë. Sipas tij, harta gjermane, është e ngjashme me atë të publikuar më herët edhe nga historiografia shqiptare.

“Gjermanët rrinin në qytet pranë rrugëve që u interesonin. Betejën në Tiranë janë forcat e ushtrisë partizane ato që e bëjnë. Popullsia dha një kontribut të madh. Kjo është një skcië që del për herë të parë. Kjo tregon lëvizjen e forcave gjermane, tregon lëvizjen nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Me të kuqe janë forcat partizane. Po ta marësh këtë skcië të bërë nga gjermanët në 29 qershor 1944 dhe ta ballafaqosh me hartën që ka bërë historiografia shqiptare, po ti vësh të dyja hartat janë thuajse njësoj. Kjo tregon që dhe historiografia shqiptare ka qenë. Në thelb qëndrojnë të njëjta. Janë të pasqyruara me emra, me kohë, dhe për të ardhur në luftimet në Tiranë në pjesën veriore”, tha Kasmi.

Sipas historianit Kasmi, gjermanët ishin në operacion tërheqje në fillim të muajit nëntor nga Tirana. Sipas tij, forcat që ndodheshin në Tiranë, pritën dhe mbërritjen e 4 mijë trupave të tjerë ushtarësh që erdhën nga Struga. “Tërheqja e ushtrisë gjermane në të gjitha frontet, është një art më vete që studjohet sot edhe në akademi. Kjo është e qytetit të Tiranës, tërehqja është nga rruga e Kavajës. Tërheqja është bërë e organizuar. Ndjekin rrugën te “Shallvaret”, marin rrugën e Kavajës dhe dalin te aerodromi i Laprakës. Pse u vonua largimi? Sepse ajo kollona me 4 mijë ushtarë që erdhi nga Qafë Krraba u shkëput në Strugë për tu ardhur në ndihmë forcave gjermane në Tiranë. Forcat gjermane mbështetni njëra-tjetrën, dhe kjo kolonë u shkëput nga Struga për ti ardhur në Tiranë për ndihmë. U mendua për 4 ditë, por zgjati 2 javë pasi u godit nga forcat partizane”, tha Kasmi.

Marenglen Kasmi tregoi gjithashtu se forcat partizane kishin urdhër që asnjë gjerman të mos mbetej gjallë në Tiranë. Ai tha se kjo bëhej për dy arsye; së pari sepse kështu fitonin pikë përballë aleatëve, dhe së dyti, kështu konsolidoheshin për të drejtuar Shqipërinë pas luftës. “Sepse po të ecej me llogjikën që ti lëmë të ikin i bie që nuk do luftonte asnjëri. Ishin të dyja aspektet, po luftohet fort kundër gjermanëve, urdhëri ishte të mos lejohej asnjë këmbë gjermani të dilte nga Tirana, ndërkohë që po vinte dhe pushteti. Është luftë e cila sa më shumë të luftohej më shumë do kishte përfitim. Çdo ushtrar gjerman që vritej në Tiranë ishte plus shumë i madh dhe në sy të aleatëve. Në raportin përfundimtar për tërheqjen e trupave nga Elbasani në Tiranë, është një moment pritës. Nëse gjermanët nga Elbasani do vinin më shpejt ata në Tiranë do largoheshin më shpejt. Është një tërheqje e organizuar”, tha Kasmi.

Po sa ishin humbjet e gjermanëve në këtë luftë? Marenglen Kasmi tregoi në “Real Story” se të dhënat e sakta mungojnë, por sipas tij jepet një shifër e përafërt me rreth 1400 ushtarë të vdekur, të plagosur apo humbur. Gjithashtu ai hodhi dritë edhe mbi operacionin e largimit të trupave gjermane mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944 nga Tirana. “Lufta e Tiranës, të gjitha dëshmitë gjermane thonë që është bërë luftë shumë e ashpër. Në 16 nëntor kolona e Steyrer hyn në Tiranë. Bëjnë mbledhjen dhe vendosin menjëherë duhet të largohemi nga Tiranë. Bilanc përfundimtar nuk ka por jepet një shifër e përafërt prej 1400 ushtarësh gjermanë për gjithë rrethin e Tiranës, të vrarë, të plagosur dhe të humbur. Numri total është 2400 për gjithë territorin shqiptar. Interesantja është se në muajt shtator, tetor dhe nëntor të 1944 janë dhe humbjet më të mëdha. Tiranë nuk ruhej nga ushtarët gjermanë sup më sup”.

“Kjo është luftë në zona urbanet, një nga luftrat më të vështira. Është luftuar shumë, i kishte të gjitha elementët brenda, ishte operacion. Gjatë tërheqjes nga Tirana, makinat ku ishin të gjitha dokumentet u dogj dhe humbën shumë dokumente. Do dinim shumë më shumë sot për pushimin gjerman të Shqipërisë nëse kjo makinë nuk do ishte djegur. Përfundimi është se largimi nuk u realizua dot gjatë ditës, dhe do e provojmë natën. I vihet flaka rrugës së Kavajës. Mes flakëve të rrugës së Kavajës gjithë kolona gjermane, dhe diku pa shkuar të 21, kthehet dhe përqendrohet në aerodromin e Laprakës dhe prej aty vazhdon në drejtim të Vorës”, tha Kasmi./Realstory.al/

“Pushtimi i Shqipërisë në sytë e gjermanëve”. Sonte në “Real Story” publikohen dokumente exclusive

Sonte në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, i ftuar është historiani Marenglen Kasmi. Për herë të parë, ai do të publikojë dokumentet të ushtrisë gjermane, që hedhin dritë mbi pushtimin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore. Dokumentet që Kasmi publikon në “Real Story” vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe synojnë të tregojnë anën tjetër të luftës, parë nga sytë e gjermanëve.

Në 14 muajt e pushtimit të Shqipërisë nga nazistët, gjermanët kanë mbajtur shënim të dhëna të detajuara që lidhen me luftën. Aty tregohen me detajet operacionet ushtarake, hidhet dritë mbi ngjarje të caktuara të luftës, por mbi të gjitha zbardhen të vërteta të rëndësishme mbi debate që vazhdojnë dhe ekzistojnë sot e kësaj dite në Shqipëri, bashkëpunimit të Ballistëve me Gjermanët.

Sa ishte numri i Ballistëve që bashkëpunuan me pushtuesit? Kush ishin drejtuesit kryesor të tyre? Gjermanët kanë mbajtur analiza të detajuara edhe për udhëheqësit politik dhe ushtarak të kohës, ku padyshim interesi më i amdh lidhet me Enver Hoxhën, drejtuesin politik të luftës, që pas saj do të merrte drejtimin e Shqipërisë duke u bërë një nga dikatorët më jetëgjatë në Europën Lindore.

Gjithashtu në këto dokumente përshkruhen ngjarje apo operacione ushtarake të rëndësishme siç është ai i Tiranës, ku trupat gjermane pësuan një nga disfatat më të mëdha në Shqipëri. Pushtimi Shqipërisë nga Nazistët, parë nga sytë e vetë gjermanëve, me dokumenta ekzkluzive, vijnë sot në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24, ora 21:00. Emisioni transmetohet live dhe në faqen web www.realstory.al dhe në rrjetet tona sociale.

Përplasjet për Çlirimin e Tiranës, Kasmi-Butkës: Je gabim, s’di historinë

Historianët Marenglen Kasmi dhe Uran Butka dhanë teza të ndryshme në lidhje me çlirimin e Tiranës gjatë diskutimit në studion e ‘Real Story’. Uran Butka deklaroi se gjatë luftës për çlirimin e Tiranës 127 persona ranë dëshmorë dhe se mes tyre shumë të pafajshëm, ndërsa për Kasmin gjermanët ikën me vonesë pasi vonoi kolona dhe nuk i mbajtui lufta e dëshmorëve me gjatë.

Pjesë nga debati:

Marenglen Kasmi: Në luftën partizane ishin pritat dhe goditjet e befasishme. Në fazën fundit të saj kemi beteja të tilla, si në luftën e Tiranës, ku kemi rregulla ushtarake.

Uran Butka: Unë në librat e mi kam vlerësuar dëshmorët që kanë rënë në për çlirimin e Shqipërisë, qoftë ata 127 që kanë rënë dëshmorë në luftën e Tiranës, kanë qenë idealistë. Por duhet ta shohim në mënyrë më të plotë, më komplekse. Luftën e Tiranës duhet ta shohim në mënyrë më të plotë. Enver Hoxha thoshte; kush merr kryeqytetin, merr pushtetin.

Marenglen Kasmi: Jo mo jo…Enver Hoxha i pari…po kjo është ou….

Uran Butka: Është shumë e vjetër, por e ka thënë. Krahas luftës kundër gjermanëve, u turrën forcat partizane, të orientuara nga Enver Hoxha dhe jugosllavët dhe bënë kërdinë ndaj forcave nacionaliste në Tiranë. Tirana ishte e rrethuar dhe ata rrinin në shtëpinë e vet. Po të lexoj vetëm çfarë ka thënë sekretari i Komiteti të Partisë për Tiranën, Gogo Nushi; “Këtë shpirt terrorist e kemi parë në Tiranë ditët e fundit. Me hyrjen e forcave tona në Tiranë janë vrarë 60 vetë. Unë mendoj se asnjë nga ata nuk e meritonte atë dënim. Numri do të ketë qenë edhe mbi 100 vetë”. Gogo Nushi flet për të vrarë të pafajshëm në Tiranë, që ishin nacionalist dhe antifashist. Mund të përmend dhe figura të shquara që u vranë, si Ismail Petrela dhe që ka luftuar ndaj italianëve. Pse duhej të vriteshin njerëz të pafajshëm.

Marenglen Kasmi: Patjetër që mund të kenë ndodhur gjëra të tilla. Në Francë komunist ishin ata që u vranë sa hyri De Gol? Je gabim.

Uran Butka: U vranë 127 njerëz që luftonin për lirinë, partizanë të tjerë. Ushtria gjermane ishte në tërheqje. Plani i Hitlerit ishte që të tërhiqeshin nga Tirana në 7 nëntor.

Marenglen Kasmi: E ke lexuar nga unë këtë. Po e keqpërdor.

Uran Butka: Po mirë ore, vetëm ti lexon dokumente gjermane?

Marenglen Kasmi: Po ti dhe shqip i lexon gabim.

Uran Butka: Unë e kam mësuar gjermanishten përpara teje. Ishte për të larguar nga Tirana gjermanët, por vet lufta i mbajti deri në 17 nëntor.

Marenglen Kasmi: Je gabim zotëri, komplet gabim. U vonua kolona, se jo u vonuan. Je gabim, nuk i di të vërtetat historike. Nuk thotë kështu raportoi. Je gabim!

Uran Butka: Kështu thotë raporti.

“Diktatura iu imponua shumicës nga pakica”, Gjekmarkaj: Gjithë shoqëria fajtore, të kërkohet falje

Gjatë emisionit “Real Story”, analisti Agron Gjekmarkaj ngriti tezën se gjithë shoqëria ishte fajtore për diktaturën komuniste dhe jo vetëm Enver Hoxha. Sipas tij, ata njerëz që kanë akte për komunizmin, duhet të kërkojnë falje. Ai theksoi se komunizmi u krijua si pakicë që iu imponua shumcisë.

“Diktaturat lindin si vullnet i pakicës mbi shumicën. Si fillim i është imponuar pakica shumicës dhe më pas kemi një bashkëpunim të shoqërisë me diktaturën. Kjo ka ndodhur në 46 vite në Shqipëri. Shumica e popullsisë shtypte pakicën. Bashkëpunoi në çdo fshat dhe qytet. Është kaq e rëndë pesha e fajit e bashkëpunimit moral dhe etik. Ato që kanë akte konkrete gjatë komunizmit, duhet të kërkojnë falje. Nuk është vetëm Enver Hoxha fajtor, është dhe shoqëria. Camaj ka një shprehje “Sitemi jemi na”, tha Gjekmarkaj.

Debati mbi dëshmorët e luftës antifashiste krijoi përplasjes në stydion e “Real Story” mes historianëve Kasmi dhe Butka, ku ndërhyri dhe analisti Agron Gjekmarkaj. Historiani Marenglen Kasmi fillimisht një dokument të arkivave të ushtrisë gjermane, ku identifikoheshin 77 banda (çeta) ushtarake që i përkisnin Ballit Kombëtar, dhe që sipas dokumentit, ishin në shërbim të Gjermanëve. Por, publikimi i këtij dokumenti solli reagim të ashpër te të ftuarit. Marenglen Kasmi e quajti “përçrës të shqiptarëve” historianin Uran Butka, ndërsa ndërhyri Agron Gjekmarkaj i cili iu drejtua historianit Kasmi se: “S`të vjen turp”.

Pjesë nga debati në studio:

Marenglen Kasmi- Nuk po merem me karakterin luftarak, por me organizatën politike të Ballit Kombëtar. Kam një raport të timin 14 prill 1944 ku rreshtohen të gjitha bandat. Arkivi ushtarak i ushtrisë gjermane. Janë 77 banda, me numrin e pushkëve dhe detyrave që bashkëpunojnë me gjermanët. Këto janë të Ballit Kombëtar. Numri i pushkëve të Ballit Kombëtar është 15 mijë në historiografi. 15600 janë këtu. Të gjitha forcat e Ballit Kombëtar kanë bashkëpunuar me gjermanët. Janë organizata që kanë bashkëpunuar. Ti je kontribuuesi kryesor i përçarjes historike të kombit shqiptar. Ta them drejtpërdrejt. Ti e ke nisur me krijesën e Luftës Civile.

Agron Gjekmarkaj- Kush jet ti, stë vjen turp….

Uran Butka –  Kujt i thua përçarës i kombit tij?! ..

Marenglen Kasmi – Harxhojmë energji duke u marrë me Ballin Kombëtar…

Uran Butka – Po ju merreni me Ballin. E ke shumë gabim. Unë mbroj këtë tezë, që të gjithë ata që kanë luftuar për çlirimin e atdheut, duhet të vlerësohet dhe të nderohet. Me këtë rast është bërë një manipulim i keq.

Dëshmorët e LANÇ, Butka: Vlerësim i njëanshëm

Prej disa ditësh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur dëshmorë të Luftës Nacional Çlirimtare. Mirëpo, disa nga emrat dhe fotot e vendosur në bulevard, kanë ngjallur debat publik. Historiani Uran Butka u shpreh se është gabuar për mënyrën se si janë përzgjedhur emrat e vendosur në bulevard. Sipas tij, nëse do të bazohej mbi dokumente historike, debati aktual nuk do të ndodhte.

“Nëse ky akt do bëhej mbi dokumente historike, natyrisht nuk do ishte ky reagim i historianëve, politikanëve dhe popullsisë. Unë kam marrë shumë telefonata për njerëz që nuk janë paraqitur. Është lënduar dhe një pjesë e popullsisë që nuk duhet të ndodhte”, tha historiani. Më tej ai shtoi se ky është vlerësim i njëanshëm.

Uran Butka u shpreh se ky veprim është politik dhe ideologjik, antihistorik. “Unë do ta konsideroj këtë një vlerësim krejt të njënanshëm. Është një akt politik dhe ideologjik. Është antihistorik. Është një akt përçarës sepse nuk e nderon luftën anti-fashiste. Në këtë 75 vjetor, në vend të luante rol bashkues, janë përjashtuar figura të shquara nga nacionalizmit”, tha Uran Butak.

Sipas Uran Butkës, Lufta Nacional Çlirimtare u monopolizua nga komunistët. “Lufta çlirimtare nuk është vetëm e komunistëve, është e të gjithë faktorëve, kush më shumë e kush më pak. Enver Hoxha dhe jugosllavët e paraqitën luftën si vetëm të tyre. E monopolizuan luftën dhe më pas pushtetin. Para Mukjes, lufta ishte e përbashkët. Brenda luftës antifashiste u zhvillua një luftë civile. U shtua pesha në një luftë vëllavrasëse. Është një luftë civile që pati shumë viktima. Ku të çoi kjo luftë, të çoi te regjimi komunist”, tha Butka.

Lufta çlirimtare, Paskal Milo: Më e suksesshmja në historinë e Shqipërisë

Paskal Milo u shpreh në “Real Story” se lufta për çlirimin e Shqipërisë është nga më të suksesshmet e kombit. Sipas tij, lufta e radhiti Shqipërinë me forcat aleate.

“Mendoj që këtu jemi. Ky debat që bëjmë sot nuk është i shëndetshëm. Ne duhet të debatojmë për rrjedhojat e luftës. Lufta është një kontribut real, konkret që na radhiti te fitimtarët. Përmasat, organizimi dhe rezultatet, është lufta më e suksesshme që është bërë ndonjëherë në historinë e popullit shqiptar”.

“E dyta, Skënderbeu ka bërë një rezistencë aktive mbijetese, ndërsa kishte aleancë në Perëndim. Siç pati Lufta e Dytë Botërore aleatë, edhe Skënderbeu pati aleatë. Aleatët perëndimorë Skënderbeut jo gjithmonë i kanë ardhur në ndihmë.  Në këtë kuptim, Lufta Nacional-Çlirimtare është më e rëndësishme madje edhe se e Skënderbeut, në disa tipare flasim”, tha Milo.

Fotot e dëshmorëve, Milo: Nëse do na pyesnin ne, s`do gabonin

Historiani Paskal Milo e cilësoi si një veprim për tu vlerësuar, vendosjen e fotove në bulevard të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se ata njerëz dhanë jetën e tyre për lirinë e Shqipërisë. “Së pari duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ajo që u bë për të vendosur fotot e heronjëve të luftës për 75 vjetorin e çlirmit, është për tu vlerësuar. Vlerësohet lufta dhe njerëzit që dhanë jetën në lule të rinisë për këtë vend. Vendosja e fotografive në bulevard është një vlerësim. Ky është thelbi i debatit”, tha Milo.

Megjithatë, ai shprehu rezerva për faktin se për vendosjen e tyre nuk janë pyetur historianët. “Përtej kësaj, ka ndodhur një lajthitje, një gabim… Unë u intersova të di se kush është marrë me listën e njerëzve që janë vendosur në bulevard. Pyeta, dhe nuk duhet të përmend emrat. U interesova në Institutin e Historisë, u interesova në fakultetin e Historisë, po qe se do ishin pyetur historianët dhe specailsitët, ata patjetër që do e kishin shmangur këtë gabim që qoftë me dashje qoftë padashje ndikoi”, tha historiani. Ndërkohë, ai shtoi, se edhe nëse ato tre fotot që kanë ngjallur debat nuk do të ishin vendosur, përsëri do të ishte gjeneruar debat. “Edhe nëse këta persona të mos ishin vënë, përsëri debati do gjenerohej. Pse do kishte debat? Do kishte për shkak të rrjedhoja që erdhën nga lufta dhe interpretimit që i bëhet luftës për objektiva aktuale politike”./

Mit’hat Frashëri përplas historianët, Kasmi: Bashkëpunoi me gjermanët. Butka: Ideologji komuniste

Debati në lidhje me dëshmorët që janë vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në prag të 75 vjetorit të Festës të Çlirimit, ka zhvilluar përplasje mes historianëve në emisionin “Real Story” në News 24.  Historiani Marenglen Kasmi tha se në një dokument del se Mit’hat Frashëri ka bashkëpunuar me gjermanët, por kjo nuk u pranua nga historiani Uran Butka, i cili tha se kjo është një gjuhë komuniste me të cilën janë gënjyer vazhdimisht shqiptarët.

Pjesë nga debati në studion “Real Story”:

Marenglen Kasmi: Balli Kombëtar gaboi dhe u rendit në anën e gabuar.

Agron Gjekmarkaj: Pushkën këta e kanë përdorur për të sjellë tiraninë.

Marenglen Kasmi: T’i thuash Qemal Stafës, Vojo Kushit, kriminel, është e rëndë.

Agron Gjekmarkaj: Po kriminel domethënë gëlbaza të Enver Hoxhës. Je mbushur me mllef dhe ideologji kriminale.

Marenglen Kasmi: Përmendet gjithmonë Enver Hoxha i dribluar me jugosllavët. Po Balli a pati gabim? Mit’hat Frashëri ka dhënë urdhër për bashkëpunim me gjermanët.

Uran Butka: Ti vazhdon t’i mashtrosh shqiptarët edhe sot e kësaj dite. Duhet të jenë dëshmorë edhe ata ballistë që janë vrarë nga partizanët.

Skip to toolbar