Shiste drogë, bie në “kthetrat” e Shqiponjave i riu në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të shpërndarjes së drogës në kryeqytet. Sipas policisë, është finalizuar operacioni “Furnitori”, i zhvilluar nga forcat Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po shpërndante lëndë narkotike në zonën “Ish-parkut të autobusave”, strukturat policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Furnitori”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet K.Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe një sasi vlerash monetare prej 64950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Skip to toolbar