As Policia e Shtetit dhe as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë ende një bilanc zyrtar për personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Madje nuk kanë as një listë paraprake me emrat e këtyre personave. Ministria e Mbrojtjes vijon të konfirmojë se janë 27 persona që kanë ndërruar jetë, ndërkohë që televizionet informative konfirmojnë 31 të vdekur.
Sipas Policisë së Shtetit në terren janë 2400 punonjës policie, ndërsa gjatë mëngjesit të së martës janë nxjerrë 3 trupa të pajetë në Thumanë.
“Forcat speciale Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, dhe Policia e DVP Durrës, prej afro 32 orësh vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, në Durrës dhe në Thumanë, Krujë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim të ngushte më ekipet e forcave të ushtrisë, emergjencave civile dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit.
Mëngjesin e sotëm e deri tani nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa ndërprerë”, njofton policia pa dhënë detaje të mëtejshme se kush janë personat që janë nxjerrë pa jetë nga rrënojat.
Edhe ministria e Mbrojtjes në informacionin e fundit që ka shpërndarë për mediat zyrtarisht konfirmon se janë 27 persona që kanë ndërruar jetën, konkretisht 12 në Durrës, 13 në Thumanë dhe 1 në Lezhë.
Ministria e Mbrojtjes njofton se po punohet për nxjerrjen e të tjerë trupave në Thumanë e Durrës.
Megjithëse konfirmohen 45 persona të shpëtuar nga rrënojat edhe për këta nuk ka një listë me emra.
Televizionet ndërkohë vijojnë të raportojnë se janë 31 persona që kanë ndërruar jetë dhe janë 20 të zhdukur që mendohet të jenë ende nën rrënoja.
Realstory bazuar në informacionet e raportuara nga gazetarët në terren ka zbardhur emrat e persanave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti siç e shihni në listën më poshtë. Theksojmë se është listë e pakonfirmuar nga institucionet shtetërore, por bazohet vetëm nga informacionet e televizioneve informative./realstory.al.
Selvie Lala
Arjela Lala
Amelia Lala
Sahate (Sadete) Lala
Ilir Lala
Hasan Cara
Almir Cara
Erisa Cara,
Fatmira Cara
Stela Cara
Saimir Greku
Pëllumb Greku
Çelike Greku
Hajredin Çupi
Lute Çupi
Klement Çupi
Shemsedin Abazi
Isa Abazi
Sardi Cuka
Mira Cuka
Diena Meçe
8-vjeçarja Meçe
Drita Cakoni
Kristi Preçi
Erjola Boshku
Sadik Qato
Bajram Hajdarmataj
Plator Zeneli