Tërmeti i padites së 27 nëntorit me magnitudë 5.2 ka shkatërruar plotësisht vilën 4-katëshe në Durrës në lagjen nr.18.
Banesa ishte dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i të martës 6.3, ndërsa është rrëzuar plotësisht dhe kthyer në rrënoja nga tërmeti i pasdites së mërkurë. Brenda banesës nuk kishte persona, pasi ajo ishte kthyer e pabanueshme që nga tërmeti i parë.
Tërmeti 5.2 ballë ka zgjatur pak sekonda por ka shkaktuar panik të madh te banorët si në Tiranë dhe në Durrës. Zona e Thumanës dhe Durrësit janë më të goditurat nga tërmeti ku dëmet materiale dhe viktimat e larta në numër kanë krijuar një tragjedi të vërtetë.
Numri i viktimave është 32 persona, ndërsa raportohet për persona ende të bllokuar nën rrënoja.