Xhaçka telefonon ushtarakët jashtë atdheut: Familjet tuaja janë mirë

AKTUALITET


Për fat të mirë, asnjë prej familjarëve të ushtarakëve shqiptarë me shërbim paqeruajtës në Kabul, Mali, Letoni, Sudan, Herat e Kosovë nuk ka pësuar probleme nga rënia e tërmetit të 26 nëntorit, gjë që shkaktoi 51 viktima e qindra shtëpi të pabanueshme. Ministrja Xhaçka u telefonoi komandantëve të ushtarëve jashtë atdheut dhe u dha lajmin e mirë për familjarët në Shqipëri.

“Momente të vështira kanë kaluar edhe ushtarët shqiptarë, të cilët ndodhen me mision në vendet e largëta. Për t’i qetësuar e për t’i dhënë lajme të mira për familjarët e tyre, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka komunikuar në telefon me komandantët e tyre, duke i siguruar se familjarët e tyre në Shqipëri gëzojnë shëndet të plotë. Ministrja Xhaçka garantoi efektivët se çdo familje e ushtarakeve ka vëmendjen maksimale”, bën të ditur zyra për mediat e Ministrisë së Mbrojtjes.



Skip to toolbar