Bilanci tragjik i tërmetit: 51 viktima, 950 të plagosur dhe 2000 banesa e 300 pallate të dëmtuara

AKTUALITET


Zyrtarisht konfirmohet se 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë, ku viktima e fundit u shënua të shtunën, duke shënuar kështu edhe viktimën e parë në Tiranë nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin, më 26 nëntori dhe la pas dhjetëra të vdekur, qindra të plagosur e mijëra banesa të shkatërruara. Janë 24 viktima në Durrës, 26 në Thumanë dhe 1 në Tiranë.

Kërkimet nën rrënoja për persona të mbijetuar dhe viktima janë mbyllur një natë më parë (të premten), ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 51. Kryeministri Edi Rama konfirmoi se janë 41 persona që marrin ndihmë në spitale, 34 prej tyre në Qendrën Spitalore të Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 janë dërguar për kurim jashtë vendit.


Ministria e Mbrojtjes sqaron se 47 prej viktimave janë nxjerrë nga rrënojat; 1 humbi jetën si pasojë e aksidentit pas dëmtimit nga tërmeti; 1 u hodh nga lartësia për shkak të panikut si edhe 1 pësoi infarkt pas goditjeve. Viktima e fundit u shënua të shtunën në Tiranë, ku një vajzë u nda nga jeta, pasi ishte goditur me tullë në kokë nga momenti që po largohej nga tërmeti.

Në Thumanë u shembën 3 pallate të ndërtuara në vitet ‘80, dhe me gjithë përpjekjet e forcave shqiptare, të Kosovës, Greqisë, Serbisë nga rrënojat u nxorën pa jetë 26 persona, shumica pjesëtarë të së njëjtës familje. Tragjedia e familjes Cara është ndër më të rëndat, pasi ajo humbi 6 anëtarë nën rrënojat e pallatit e vetëm 2 pjesëtarë të familjes arritën të shpëtoheshin nga forcat speciale.

Në Durrës humben jetën 24 persona, në 5 ndërtesa që u shemben për shkak të lëkundjeve të forta. Tragjedia më e rëndë ishte ajo e familjes Lala në zonën e Ish-Kënetës, pasi nga rrënojat e shtëpisë u nxorën pa jetë 8 persona, mes tyre edhe fëmijë; dy binjakët 2 vjeç Dionis dhe Dionisa Lala, dhe 6-vjeçari Emilio Lala. I vetmi që arriti të shpëtojë ishte 17-vjeçari Ramë Lala.

Në kryeqytet u shënua vetëm një viktimë, Xhesika Biqiku, e cila humbi jetën paraditen e së shtunës në spital, pasi u godit nga një tullë në kokë, ndërsa po dilte nga shtëpia në zonën e Kombinatit.

Ndërkohë ka nisur vlerësimi i dëmeve të godinave të shembura apo atyre të dëmtuara. Deri tani rezulton se janë rreth 2000 banesa të shkatërruara dhe rreth 300 pallate me dëmtime të rënda, që po vlerësohen nga ekspertët, nëse mund të jenë më për banim.

DURRËS

1. SHEMSEDIN SHUKRI ABAZI 08.07.1987, DURRËS

2. DIENA AJET KARANXHAJ 07.10.1989, DURRËS

3. ERIVOLA BAJRAM BROSHKA 20.05.1991, DURRËS

4. BAJRAM ZEQIR HAJDARAMATAJ 30.07.1963, DURRËS

5. AMELIA ALBERT LALA 21.05.2009, DURRËS

6. KRISTI EDUART RECI 17.08.1994, DURRËS

7. ESIELA DORJAN KARANXHA 10.01.2011, DURRËS

8. EDUARD NDUE RECI 09.09.1965, DURRËS

9. SADIK HAMIT QATO 14.09.1934, DURRËS

10. KLAUS EDUART RECI 06.05.1988, DURRËS

11. DOLORA PERILI RECI 06.01.1970, DURRËS

12. SABAHETE HALIL LALA 04.02.1940, DURRËS

13. GRISILDA SHKELQIM LALA 15.06.2000, DURRËS

14. DIONISA ALBERT LALA 30.01.2018, DURRËS

15. ENIS ALBERT LALA 30.01.2018, DURRËS

16. EMILJO ALBERT LALA 28.06.2013, DURRËS

17. MARJETA ISUF LALA 08.10.1988, DURRËS

18. ILIR RAM LALA 20.11.1966, DURRËS

19. ISAH SHUKRI ABAZI 30.11.1990, DURRËS

20. ROZETA THANAS MECJA 31.08.1960, DURRËS

21. SOTIRAQ VANGJEL MISHA 30.07.1964, DURRËS

22. NAFIJE HAZIZ REXHEPI 30.09.1945, DURRËS

23. FLATAR ZENELAJ 1955, DURRËS

24. XHULJETA SKENDER GJANA 20.05.1959, DURRËS

THUMANË

1. BUKURIE ISLAM LEKA, 03.03.1939, THUMANË

2. FATMIRA QAZIM CARA, 07.07.1966, THUMANË

3. ERISA CARA, 28 VJEC, THUMANË

4. HASAN ALBERT CARA, 15.12.2001, THUMANË

5. FATMIRA CUKA, 44 VJEC, THUMANË

6. SARDI CUKA, 19 VJEC, THUMANË

7. SELVI DYLE LALA, 27.07.1945, THUMANË

8. ARJELA ROLAND LALA, 15.10.2014, THUMANË

9. HAJRIE MUSTAFA VATA, 64 VJEC, THUMANË

10. KRISTIAN MARJAN PRECI, 02.08.1994, THUMANË

11. SAIMIR PELLUMB GREGU, 31.09.1988, THUMANË

12. LUTFIE XHAFER CUPI, 20.10.1961, THUMANË

13. KLEMENT HAJREDIN CUPI, 28.04.1985, THUMANË

14. DRITA KASTRIOT CAKONI, 10.10.2004, THUMANË

15. SADAJANA BASHKIM HYSA, 08.06.1998, THUMANË

16. ALMIR ALBERT CARA, 22.02.1990, THUMANË

17. ROLEJDI SERVET VATA, 18.10.2012, THUMANË

18. PELLUMB SAMI GREKU, 09.12.1962, THUMANË

19. CELIKE NEVRUZ GREKU, 31.08.1962, THUMANË

20. HAJREDIN AHMET CUPI, 21.02.1953, THUMANË

21. ELIOS GEGA, THUMANË

22. ADERINA HASAN KADILI, 08.06.1998, THUMANË

23. ANTHI ILIA CARA, 02.02.1947, THUMANË

24. ERSID AFRIM HOXHOLLI, 22.06.1987, MAMURRAS

25. KASTRIOT QAZIM CAKONI, 31.08.1973, THUMANË

26. DIASTELA ISMAIL STENECI, 14.05.1994, THUMANË

TIRANË

1. XHESIKA BIQIKU, 20 VJEÇ, TIRANË




Skip to toolbar