Bashkia e Tiranës nisi prishjen e objekteve të cilat kanë pasur dëme të mëdha nga tërmeti dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve. Të dielën është shembur oxhaku industrial në Qytet Studenti.
Ai mori dëmtime të mëdha nga tërmeti dhe rrezikonte të rrëzohej nga momenti në moment. Posht tij ndodheshin tre vila banimi, të cilat ishin në rrezik. Kryebashkiaku i Tiranës publikoi fotot nga prishja e këtij objekti.
“Që një oxhak industrial i krisur përbën rrezik shembje e duhet rrëzuar nga Bashkia Tiranë, kjo s’do mend dhe po bëhet sot! Por gjithashtu s’do mend ndërtimi pa leje i vilave 3-katëshe në rrëzë të oxhakut që me ose pa tërmet është një marrëzi epike e me kosto për qytetin”, thekson Veliaj.