Pamje exclusive/ Zjarr i madh në Qytet Studenti, digjet një banesë, rrezikon një tjetër

AKTUALITET


Një zjarr i madh ka rënë pasditen e të enjtes në zonën e Qytet Studentit. Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në disa shkurre, ndërsa më pas, për shkak të erës, zjarri është përhapur me shpejtësi.

Zjarri ka përfshirë më pas edhe një banesë private, ndërsa Realstory.al ka siguruar video dhe foto exclusive nga vendi i ngjarjes.  


Menjëherë sapo janë konstatuar flakët, është lajmëruar shërbimi zjarrfikës i Tiranës, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë punuar për shuarjen e zjarrit.

Për fikjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore janë munduar të parandalojnë përhapjen e zjarrit.

Praprakisht mësohet se flakët kanë përfshirë një perimetër të madh, duke bërë që të rrezikohen dhe banesa të tjera.

Veç zjarrfikësve të mbrritura në vendin e ngjarjes, mësohet se po shkojnë dhe disa mjete të tjera për të shuar flakët e zjarrit.

Në banesën e përfshirë nga flakët, mësohet se ka pasur disa pesona, përfshirë dhe fëmijë, të cilët janë evakuuar në kohë.

Ndërkohë, ende nuk bëhet i ditur shkaku i rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara në banesën e djegur.

Vijon…




Skip to toolbar