Një e moshuar nga Durrësi, shtëpia e të cilës është dëmtuar nga tërmeti, ishte lodhur duke pritur për ndihma në një qendër shpërndarje dhe kur u pyet nga gazetari se çfarë po priste në radhë iu kthye me ironi “Po pres të martohem”. Falë kësaj nënës na u rikthye buzëqeshja për disa minuta.
Gazetari: Nëne, ça po bën këtu?
E moshuara: Pres të martohem
Gazetari: Ju është shembur banesa
E moshuara: Po, mi kanë vënë shirit. Po pres që në orën 10 për ndihmë. Edhe thonë është dëmtuar banesa edhe nuk veprojnë.
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima, mbi 900 të plagosur si dhe shkaktoi një ndjenjë paniku dhe frike tek qytetarët e Tiranës dhe Durrësit.