PE dënon dhunën në protestë/ Raportuesi për Shqipërinë, Schieder: Individë të dhunshëm infliltrohen brenda protestës

Më të fundit


“Në të gjithë Evropën, të rinjtë po dalin në rrugë tani – nga Parisi, nëpër Berlin, deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Kjo është e mirë dhe e drejtë, dhe duhet të nxisë një ndryshim të të menduarit midis qeverive. Arsimi është kapitali ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga portofoli i prindërve.

Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje – as kur vjen nga individë të dhunshëm që përzihen me demonstruesit, as kur vjen nga shteti dhe policia.

Si raportues për Shqipërinë, po e shoh veçanërisht Tiranën me shqetësim dhe bëj thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të përshkallëzimit”, shkruan Andreas Schieder.



Skip to toolbar