Dy pallate 5-katësh drejt shembjes me eksploziv në Shkozet

AKTUALITET


Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë ditës së mërkurë (sot) do të shemben dy pallate 5-katësh në zonën e Shkozetit në Durrës që janë përcaktuar si të pabanueshëm nga ekipet e ekspertëve.

“Efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.

Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00”, njofton ministria e Mbrojtjes, ndërkohë që për pallatin e dytë do të ketë një tjetër orar.

Gjatë ditës së martë u realizua shembja e kontrolluar e një pallati shumëkatësh në Durrës, i cili kishte pësuar dëmtime në kolona dhe ishte shpallur i pabanueshëm.



Skip to toolbar