Ministria e Arsimit ka njoftuar se për disa nga zonat e prekura nga tërmeti mësimi do të rifillojë më 5 dhjetor konkretisht në Kamëz, Lezhë, Rrogozhinë, Mirditë dhe Kavajë. Ndërsa për zonat e Tiranës, Durrësit, Vorë, Shijak, Krujë dhe Kurbin do të nis me 9 nëntor.
Ministrja Besa Shahini tha se në lidhje me shkollat private mësimi do të nis pasi të jetë bërë verifikimi i godinave të tyre dhe të marrin aktet e konstatimit nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë, që konfirmojnë përdorimin e objekteve përkatëse.
Procesi mësimor u ndërpre pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktime dhe shkatërroi shumë godina, mes tyre edhe disa shkolla.