Vodhi paratë e ortakëve, arrestohet biznesmeni në Elbasan

AKTUALITET


Policia e Elbasanit njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se arrestoi një shtetas, i cili akuzohet për disa vepra penale. Në pranga është vënë shtetasi Agron Xibraku, lindur e banues në Cërrik.

Arrestimi i këtij shetasi është bërë në vijim të aksionit “Informaliteti”, ku ky shtetas dyshohet se ka konsumuar disa vepra penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të kompetencave”.


Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është administrator i një shoqërie aksionere dhe ka falsifikuar dokumentet e shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

Në datën 3 dhjetor të këtij viti, Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për këtë shtetas, ndërsa një ditë pas këtij vendimi policia kryen arrestimi.

Ndërkohë, po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.




Skip to toolbar