Në pranga Princi i drogës me nofkën “Peshkaqeni”

AKTUALITET


Policia e Kosovës ka vënë në pranga shtetasin Princ Dobroshi nga Peja, i cili akuzohet se është përfshirë në një përleshje masive në këtë qytet dhe është kapur me armë pa leje. Princ Dobroshi është një emër i njohur jo vetëm për policinë e Kosovës por edhe për mediat në Norvegji e Çeki ku është arrestuar disa herë për trafik droge. Princ Dobroshi më së shumti mbahet mend për arratisjen  nga burgu në Norvegji, ku ia doli të korruptonte rojën e burgut.

Kush është Princ Dobroshi?

Mediat e Kosovës shkruajnë se Princ Dobroshi, në Norvegji dhe Çeki njihet si bosi i mafias shqiptare të drogës. Mediat në këto dy vendi i referohen me nofkën “Peshkaqeni”.

Ai është larguar nga Kosova në vitin 1988. Fillimisht ka shkuar në Gjermani, ku është marrë me biznesin e kazinove. Pas Gjermanisë ka shkuar në Norvegji ku në vitin 1993, Princ Dobroshi, u arrestua me akuzën e trafikimit të drogës. Gjykata në Norvegji e dënoi atë me 14 vite burg.

Por Dobroshi ia doli të arratisej nga burgu dhe pas arratisjes u fsheh në Kroaci ku sipas mediave kosovare bëri një operacion plastik në fytyrë.

Por autoritetet policia organizuan aksionin e koduar “Kafaz”, operacion i cili zgjati dy vjet, e që ishte mbështetur nga policia suedeze, daneze e veçanërisht ajo norvegjeze dhe në përfundim u arrit kapja e Dobroshit, më 23 shkurt të vitit 1999.

Prej 99-es kur u rikthye në qeli, Dobroshi qëndroi deri në vitin 2005 duke kryer nëntë vite burg nga 14 që ishte dënuar dhe doli per “sjellje te mire”.

Në vitin 2005 Princ Dobroshi u ekstradua drejt Kosovës nën masa të rrepta sigurie.  Për të jetuar në vendlindjen e tij në Pejë, ai iu rikthye biznesit të lojërave të fatit.



Skip to toolbar