Tëreq 15.000 euro nga banka, persona të maskuar grabisin qytetarin në Burrel

AKTUALITET


Një shtetas është grabitur të enjten në qytetin e Burrelit, raporton Balkanweb. Sipas të dhënave të para, mësohet se shtetasi me inicialet D.B, pasi kishte tërhequr një shumë prej 15.000 eurosh nga banka, ishte nisur në drejtim të banesës së tij.

Por, gjatë rrugës, atij i kanë zënë pritë disa persona. Ata kanë qenë të maskuar dhe me armë, ndërsa në rrugën që të çon në fshatin Derjan të njësisë administative Lise te Matit, personat e maskuar i kanë marrë shtetasit me inicialet D.B., shumën prej 15.000 eurosh.

Pasi e kanë grabitur këtë shtetas, personat janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë, personi që i janë grabitur paratë, njoftoi policinë për ngjarjen. Mësohet se uniformat Blu të Matit kanë nisur kërkim për identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.



Skip to toolbar