PS largon Marjana Koçekun nga delegacioni shqiptar në Komitetin e Stabilizim Asocimit, zëvendësohet me Erion Malajn

#NËRADAR


Partia Socialiste ka larguar deputeten, tashmë të pavarur, Marjana Koçeku nga delegacioni shqiptar në Komitetin e Stabilizimin Asocimit. Vendi i saj do të zëvendësohet nga Erion Malaj.

Kujtojmë se Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, njoftoi më 14 qershor se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Ajo u pikas nga PS, si një prurje e veçantë për shkak se si e re e diplomuar në Europë, kishte vendosur të punonte e jetonte në Koman, në bujtinën e familjes së saj, ndërsa gjatë fushatës tregonte jetën në fshat duke mjelë dhi, mbledhur perime dhe bërë xhiro me kajak në liqen.

Ditën e parë në parlament e nisi me një foto, ajo si deputetja më e re dhe Sali Berisha si deputeti më i vjetër, dhe një lutje ndaj Zotit, që të mos linte emrin e skalitur për keq në historinë e Shqipërisë.

Në aktivitetin e saj 10-mujor në parlament, fjalimet e saj janë të pakta dhe të vakëta.

Si përfaqësuese e malësorëve, ajo nuk ka folur asnjëherë as për Thethin, as për Rrjollin.

Kurse rebelizmi i vetëm që ka treguar, është ai ndaj gjuhës shqipe. Refuzimi për të folur zyrtarisht, por vetëm gegërisht.



Skip to toolbar