“Protesta, regjimi iranian i përfshirë”/ Balla: Nëse zgjedhjet bëhen nesër, PD vjen me gjysmën e grupit parlamentar

Më të fundit


“Nëse zgjedhjet bëhen nesër, PD vjen me gjysmën e grupit parlamentar“” keshtu u shpreh kreu i grupit të PS, Taulant Balla në seancë plenare.

“Shqipëria u përfshi në luftë digjitale, globale, duke mos qenë objektiv real i saj. Regjimi iranian është i përfshirë, aktorë të tjerë të huaj po kontribuojnë për të financuar këtë lloj hibride. Në protestë janë përfshirë vëllezër e motra nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Ka aty elementë që duhen dëgjuar, por sot protesta është privatizuar nga një grup i vogël pa asnjë lloj legjitimiteti. Mua më vjen mirë që ju vazhdoni të përfshiheni me kontributin tuaj për të çuar njerëz. Ju mendoni se kjo protestë mund t’ju shpëtojë.

Sot, PD është në nivelin e vet më të ulët hsitorik. Nëse nesër bëhen zgjedhje, PD vjen me gjysmën e grupit parlamentar që ka sot. Kjo protestë nuk e shpëton PD, edhe sikur në krye të protestës të jetë Saliu. Nga kjo protestë nuk do lindë PD e re”, theksoi ai.



Skip to toolbar