Shefja e financës në ujësjellësin e Librazhdit është proceduar penalisht në gjendje të lirë për abuzime me fondet e kësaj shoqërie.
Policia deklaroi se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë 35-vjeçaren me iniciale A. S. për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Duke mbajtur funksionin e shefes së financës pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime në Librazhd, ajo dyshohet se ka abuzuar me fondet.
Policia nuk ka dhënë detaje mbi këtë çështje se për çfarë fondesh bëhet fjalë, por sipas të dhënave denoncimi është bërë nga vetë Bashkia Librazhd.