Premtimi më i madh kryeministres së re të Finlandës, Sana Marin është ulja e orëve të punës për shtetasit e saj dhe nga 7 ditë ata të punojnë vetëm 4 ditë në javë.
Kryeministrja premton se është gati ta bëjë realitet projektin e saj duke thënë se njerëzit e meritojnë që orët e tjera t’i shfrytëzojnë duke qëndruar me familjen.
Para se të bëhej kryeministrja më e re në botë, Marin ka qenë ministre Transporti dhe asokohe ajo kërkoi që njerëzit të mos punojnë më 8 orë, por 6 orë në ditë. Po ashtu, ideja e saj ishte që ata të punojnë vetëm 4 ditë në javë.
“Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetë-orarëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me të tjera aspekte të jetës, si kultura”, tha ajo.