Ngrihet Ministria e Rindërtimit, Kuvendi i jep “bekimin” Ahmetajt

POLITIKË


Kuvendi miratoi me 95 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim për ngritjen e Ministrisë së Rindërtimit, ndërsa me 97 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim u miratua emërimi i Arben Ahmetajt si Ministër i Rindërtimit.

Kjo ministri u ngrit pas tërmetit të 26 nëntorit, ku la pas 51 viktima, 913 të plagosur dhe dëme shumë të mëdha materiale. Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj do të merret ekskluzivisht me procesin e koordinimit të të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program dhe të ndjekë hap pas hapi zbatimin e Programit të Rindërtimit.

Gjithashtu me kërkesë të qeverisë u vendos zgjatja me 3 muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në fund të muajit mars, ku Kuvendi e miratoi me 92 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.

Komisioni Europian ka vendosur të organizojë në Tiranë konferencën e donatorëve, në fund të Janarit të vitit të ardhshëm për të mbledhur fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Me herët edhe kryeministri Rama tha se më 16 janar do të kenë një faturë përfundimtare të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti.



Skip to toolbar