Akuzoi prokurorin e SPAK për manipulim, shtyhet gjyqi për Arbër Çekajn

AKTUALITET


Seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Çekajt, të akuzuar për trafikimin e 613 kg., kokainë, e planifikuar për t’u zhvilluar të enjten është shtyrë pasi mungonin avokatët e të pandehurit.

Arbër Çekaj pronari i kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia u arrestua në maj të 2018-tës në Gjermani.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 21 vite për Arbër Çekajn, ndërsa ai ka depozituar padi pranë SPAK përmes të cilës akuzon për manipulim provash prokurorin Edvin Kondili dhe një oficere të policisë gjyqësorë.

Ai hodhi akuza të forta ndaj prokurorisë shqiptare duke thënë se droga u zbulua nga italianët të cilët montuan kamera në kontenier për dorëzim të kontrolluar por hetuesit shqiptarë e ndalën operacionin duke mos kapur trafikantët e vërtetë dhe duke krijuar një grup kriminal imagjinar.

“Kam bërë ankesë për të kërkuar largimin e prokurorit Edvin Kondili, pasi nuk mund të vazhdoj me një prokuror që manipulon provat” -tha Çekaj.



Skip to toolbar