Nga 1 janari shërbimet jepen online. Dokumentet i siguron shteti

POLITIKË


Nga 1 janari 2020, 472 shërbime do të jepen online për qytetarët duke nisur kështu revolucionin dixhital duke shmangu kështu radhët e gjatë nëpër sportele dhe aplikimi për këto shërbime online përmes telefonit apo kompjuterit.

Lajmi u dha nga kryeministri Rama , i cili tha se qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dosje me dokumente shtetërore pasi ato do të sigurohen nga vetë administrata. Rama tha se qytetarët do të mund të ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor.

Kryeministri tha se dixhitalizimi do të shkurtojë kohën dhe shmang radhët e gjata, ndërsa deri në dhjetor 2020 të gjitha shërbimet do të jenë online, përveç atyre që duhet të paraqitesh personalisht.

 “Kjo që do të ndodhë është një revolucion. Është e domosdoshme që njerëzit të vihen në dispozicion të këtij sistemi. Nuk është thjeshtë çështja e mundësisë së vetme e aplikimit për shërbime online, që njerëzit të mos jenë të detyruar të vijnë në sportel, por ta bëjnë aplikimin nga shtëpia në telefon. Ky është blloku i parë, në qershor do të ketë një të dytë, ndërsa në dhjetor të 2020 të gjitha shërbimet, me përjashtim të disave që e duan personin aty. Qytetarët do të aplikojnë dhe do të postojnë online vetëm dokumentet personale, një dokument banke, në vërtetim…Ndërsa ato që janë brenda për brenda shtetit do i merrni ju. Pra, kolona e dokumenteve të shtetit do të mbushet nga brenda administratës. Qytetarët të shpëtojnë nga radha dhe ecejaket. Nëse ia dalim shkurtojmë kohë dhe tension nervor dhe eliminohet mundësia për ryshfet” tha Rama.

Aplikimi online për shërbimet do të kryhet përmes regjistrimit në portalin e-Albania ku nga 1 janari 2020 do të jetë e publikuar edhe lista e plotë e shërbimeve që do të zhvillohen online.

NGA 1 JANARI NIS REVOLUCIONI DIGJITAL NE SHERBIMET PER QYTETARET me 472 shërbime që deri sot kërkohen në radhë nëpër sportele, do të kërkohen me aplikime online përmes smartfonit apo kompjuterit. • Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dosje me dokumenta shtetëtorë, po vetëm dokumenta që janë individualë dhe të gjithë dokumentat shtetërorë të nevojshëm për dosjen do të sigurohen nga vetë administrata• Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor.• Ky revolucion do të zhdukë të gjitha radhët për këto aplikime; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin• Në qershor do të hyjë online blloku i dytë i shërbimeve dhe deri në fund të vitit 2020 të gjitha shërbimet (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen online👍 në https://e-albania.al#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 27. Dezember 2019


Skip to toolbar