Një person mbeti i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë në Elbasan. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet veturë.
Për pasojë, drejtuesi i biçikletës mbeti i plagosur rëndë. Paraprakisht dyshohet se biçikleta i ka prerë rrugën makinës.
Ndërkohë,
i plagosuri është dërguar fillimisht në spitalin e
Elbasanit, por më pas është nisur drejt Tiranës për kurim të specializuar te
spitali i Traumës.
Gjendja e tij paraqitet kritike. Ndërkohë, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.