Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët duke shpërndarë në Facebook videon me spektaklin e fishekzjarreve në Tiranë, organizuar nga bashkia e kryeqytetit.
“Tirana feston ardhjen e vitit 2020. Një numër fantastik me shpresë, perspektivë, ambicie për të ardhmen, që patjetër do të jetë pasqyra e Shqipërisë që duam”, shkruan Rama.
Momenti i ndërrimit të viteve është festuar në të gjitha qytetet e vendit. Pavarësisht temperaturave të ulëta qytetarët e pritën Vitin e Ri 2020 nën zhurmën e dritat vezulluese të fishekzjarrëve. Me shpresën për një vit më të mbarë e të begatë, qytetarët pas darkës së vitit të ri kishin dalë në qendrat e qyteteve për të pritur ndërrimin e viteve. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, 2020-ta u prit nën një atmosferë pak më të zbehtë, kjo për shkak të situatës pas tërmetit.