Kapen dy vëllezër me 37 doza kanabis

AKTUALITET


Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy vëllezër për shitje të lëndëve narkotike, duke goditur kështu një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Pas kontrollit në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Skip to toolbar