18 zyrtarët e policisë të arrestuar tre ditë më parë gjatë në aksioni në Durrës, Manës e Shijak, të akuzuar për shpërdorim detyre do të njohën sot me masën e sigurisë. Të arrestuarit kanë dalë para gjykatës së Durrësit, ku gjyqtari Paulin Cera pritet të jap masën e sigurisë, ndërsa prokuror i çështjes është Afrim Shehu.
Të gjithë të arrestuarit janë të pranishëm në gjykatë, ndërsa do të jepet masa e sigurisë në mungesë edhe për policin Gani Dama, i cili është ende në kërkim. Të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre dhe krijimin e një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave duke lejuar ndërtimet pa leje si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre që doli në pah me dëmet e mëdha të shkaktuara gjatë dy tërmeteve të forta që pësoi vendi më 21 shtator dhe 26 nëntor.
Të arrestuarit përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje.
Në pranga kanë rënë:
Besnik Domi-shef rendi në Shijak
Sami Xhafa-shefi i stacionit policisë Manzë
Ermal Petova-OPGj Manzë
Nikollë Marku-OPGj Manzë
Agim Osmani-ndihmës specialist policia Durrës
Haxhi Sherra-ndihmës specialist Komisariati Shijak
Petrit Neziri-ndihmës specialist policia Manzë
Ndricim Shika-ndihmës specialist policia Shijak
Gjergji Gerco-sekretar njësisë administrative Sukth
Jul kacadej-specialist IMT-ja Shijak
Marjus Shaini-kryeinspektor IMT-ja Shijak
Adem Lika-ndërtues
Dëshir Dakoli- me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
Astrit Nuri- specialist i armatimit në në policinë e Durrësit (detyrim paraqitje)
Dritan Koçi- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje
Paulin Meta- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje
Gjon Zefi- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje.
Qerim Doka- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje
Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)