Mjegulla “mbulon” Tiranë–Durrës, pezullohet dhe Rinasi

AKTUALITET


Ulja e temperaturave ka bërë që të ketë vështirësi në qarkullimin e automjeteve edhe në kryeqytet e rrethina. Bëhet me dije se një mjegull e dendur ka mbuluar zonën nga Tirana në Fushë Krujë. Mjegulla ka penguar kalimin normal të mjeteve në Tiranë, Durrës, Fushë Krujë e akset e tjera.

Një pjesë e segmentit Qafë-Kashar – Rinas është pa ndriçim dhe qarkullimi për rrjedhojë është mjaft i vështirë.

Gjithashtu, në aksin Tiranë – Fushë Krujë qarkullimi është bërë i vështirë, për shkak të vizibilitetit të ulët. Kjo sepse në këtë  aks nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçim. Mjegull ka edhe në akset Fushë – Krujë – Milot.

Për pasojë mësohet janë shtyrë me disa orë fluturimet në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Një gjë e tillë është reflektuar edhe në faqen zyrtare të Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) e cila ka njoftuar se fluturimet që ishin parashikuar të kryheshin rreth orës 21:00-22:00 janë shtyrë. Ulja në aeroportin e Rinasit të dy avionëve që vinin nga Brukseli dhe Londra, janë devijuar drejt Korfuzit dhe Shkupit.



Skip to toolbar