Në një bashkëbisedim me gazetarët kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pyetur për nismën e kryeministrit për të luftuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ose siç i quan ai grupin KÇK tha se kjo është një lojë që bën Rama, ose një formë për t’i dhënë oksigjen njerëzve të tij që mund të jenë demoralizuar.
“Nuk besoj se nisma KÇK është që t’i bëjë presion gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai ka forma të tjera që t’i bëjë presion. Kjo nismë është që t’i japë oksigjen njerëzve të vet, pasi ata janë të demoralizuar. Pasi sekti i Rilindjes ka kaluar gjithçka. Korrupsioni në arsim dhe në shërbime të qytetarëve është i madh. Letrat gjithmonë ngelen, fjalët i merr era. Në mos një SPAK, një SPAK tjetër do ta bëjë këtë punë”, tha Kryemadhi.