Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për posedimin e armëve dhe drogës në Itali. Policia italiane gjeti në shtëpinë e të arrestuarit të identifikuar me inicialet D.R., 35 vjeç, një arsenal të vërtetë armësh, gjysmë kilogramë heroinë dhe pak gram kokainë.
Ai i kishte futur në shtëpinë e tij, që e përdorte si depo për banditët që shkatërrojnë shtëpitë në zonën e Parmës. Të fshehura nën shtrat ishin pesë pushkë dhe tre pistoleta gjysmë-automatike, të mbushura me plumba. Gjatë kontrollit në të njëjtën dhomë, agjentët gjetën një pako me gjysmë-kilogramë heroinë, 5 gramë kokainë, dy orë dore, një unazë martese dhe dy gjerdan.
Dy nga pesë pushkët ishin pre e një vjedhje të kryer në Fidenza në Dhjetor 2018 ndërsa një armë ishte vjedhur në Sorbolo në shkurt të vitit 2019. Operacioni blic i policisë u zhvillua në agimin e së martës në 14 janar, pasi disa hetime treguan se 35-vjeçari kishte me kontakte të ngushta me njerëz të dyshuar për vjedhje dhe të lidhur me aktivitetin e drogës.
Heroina e gjetur në shtëpi, në treg do të kishte dhënë rreth 15 mijë euro. 35-vjeçari shqiptar, i cili tani ndodhet në burgun e Via Burla, ishte i pashkolluar dhe i panjohur për autoritetet e policisë dhe vuri në dispozicion shtëpinë e tij si depo për disa banda hajdutësh.