Një televizion lokal në Peqin ka rënë pre e një vjedhje gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda ambienteve të televizionit dhe kanë vjedhur kompjuterët, televizorët dhe mjete të tjera teknologjike brenda këtij televizioni.
Vjedhja është konstatuar nga një punonjës i televizionit, i cili ka shkuar në punë për të verifikuar defektin e shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku më pas ka vënë re edhe derën e thyer nga autorët.
Më pas ai ka njoftuar policinë të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë mbi zbardhjen e ngjarjes.