Ronaldo dhuron dy “perla”, Juventus merr komandën në Itali

AKTUALITET


Juventus shfrytëzoi rastin e artë të barazimit të Interit, për të thelluar diferencën në renditje. Skaudra e drejtuar nga Sarri fioi ndaj Parmas në shtëpi me rezultatin 2-1, duke marrë tre pikë të rëndësishme që e çojnë në +4 diferencën me Interin që ndodhet në vendin e dytë.

Ishte Ronaldo ai që me një supergol të tij, në të 43` i dha avantazhin Juves në pjesën e parë. Megjithatë, Cornelius realizoi një gol të bukur me kokë në të 55` duke barazuar shifrat. Por tre minuta më vonë, portugezi gjeti përsëri rrjetën pas një pasimi të Dybala.

Me shifrat 2-1 u mbyll ndeshja duke bërë e bërë dhe më të vështirë për Interin objektivin për titullin kampion, pavarësisht se është dhe gjysma e kampionatit për t`u zhvilluar.

Juventus shkon 51 pikë në renditje, ndërsa lë pas Interin me 47 pikë, që u ndal të dielën pasdite në fushën e Lecce. Ndërkohë, Parma ndodhet në vendin e 7 të renditjes me 28 pikë dhe ende shpreson për një vend në kupat e Europës.



Skip to toolbar