Tronditet Tirana, vritet në pritë 28-vjeçari. E thirrën për ta nxjerrë nga lokali

AKTUALITET


Një person mbeti i vrarë me armë zjarri në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë. Mendohet se viktima ka qenë i shoqëruar në lokal, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë. Aty është qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta. Viktima, i cili mban dy mbiemra, Vilson Tafçiu (Noka), 28 vjeç, u qëllua me armë zjarri dhe gjeti vdekjen pak minuta më vonë.

Policia ka nisur hetimet në vendngjarje si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore për kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.



Skip to toolbar