Shisnin drogë në lokal, pranga pronarit dhe kamarierit në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës godit një rast të shitjes së lëndëve narkotike në lokalet e kryeqytetit. Në pranga janë vënë dy shetas, njëri pronar i një lokali dhe tjetri banakier i tij. Gjithashtu, nga operacioni i quajtur “Shadoë”, janë sekuestruar edhe 736.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.

Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet B.B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pronari i lokalit si dhe shetasi A.B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje, që shërbente si kamarier në lokalin ku u gjet sasia e lëndës narkotike.

Ngjarja

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në rrugën “Skënder Luarasi” gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bar-kafe, me pronar shtetasin B. B. dhe kamerier shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën në ambientet e brendshme të lokalit lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të futur në qese plastike dhe në dy kavanoza qelqi.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.



Skip to toolbar