Studentët, protestë për kushtet në universitet

AKTUALITET


Disa studentë dolën të mërkurën paradite në një protestë përpara Korpusit. Studentët, që bojkotuan mësimin nga disa fakultete, shprehën pakënaqësi kushtet në konvikte, tarifën e shkollimit, bursat, bibliotekat etj. Sipas studentëve, që folën për mediat, asnjë pikë e “Paktit për Universitetin” nuk është përmbushur.

“Jemi mbledhur për të protestuar për Paktin për Universitetin, asnjë pikë nuk është përmbushur, kushtet në konvikte janë skandaloze. Jetojmë për kushte mizerabël. Tarifa për disa është përgjysmuar, për disa jo. Do ta shumëzojmë qeverinë me zero. Do të jemi më shumë se kaq. Unë jam me ndihmë sociale, por në llogarinë time kishte zero lekë nga bursa. Jemi organizuar vetë të gjithë studentët për të protestuar”,  tha njëri nga studentët.

Sipas tyre, protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “Pakti nuk u mbajt në asnjë nga pikat. Tarifat u kthyen ku ishin. Ne paguajmë tarifat që paguanim para një viti. Ata që do të merrnim me ulje ishin për një vit dhe tani do të paguajmë sikur ishin për pjesën dërrumese. Ka përjashtime, por dua të marr një shembull, vetëm ata që kanë dy prindërit invalid mund të marrin bursë. Nuk mjafton një për të marrë bursë. Protesta është në dorë të studentëve. Jemi të revoltuar se asnjë nga pikat e paktit nuk është plotësuar dhe ne do të vijojmë deri kur të plotësohen”, tha një tjetër studentë.   

Një vit më parë, studentët mbajtën protesta në disa ditë, duke kërkuar kushte më të mira në konvikte, ulje të tarifave të studimit, dhe kërkesa të tjera. Qeveria pranoi të miratonte “Paktin për Universitetin”, që parashikon më shumë investime në infrastrukturën universitare, shërbim më të mirë për studentët etj. Bashkia e Tiranës, rikonstruktoi konviktet e Qytetit Studenti, ndërsa prej një viti është dhënë dhe Karta e Studentit, ku përfitohen dhjetëra shërbime me tarifa të reduktuara.



Skip to toolbar