Vasjari: Reforma në drejtësi mund të korrektojë demokracinë

#NËRADAR


Analisti Arian Vasjari u shpreh në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se e vetmja mënyrë për të korrektuar sistemin demokratik është drejtësia. Duke diskutuar rreth videos së kokainës së kryebashkiakut të Bulqizës, Vasjari tha gjithashtu se ashtu siç dikur thuhej se PD ishte e kriminalizuar në mandatin e dytë qeverisës, po thuhet e njëjta gjë dhe tani për PS.

“Unë mendoj se edhe në kohën e qeverisjes së PD edhe të PS ka pasur element pozitivë. Por negativja lë më shumë përshtypje. Politika kështu është. PS dhe PD kanë ligjet e veta dhe nëse hyn në politikë do përshtatesh çfarë thonë ata.

Ne po ia besojmë drejtësisë atë që duhet të ndodhë. Ne mund të dyshojmë tek reforma në drejtësi, por reforma në të gjitha rastet është i vetmi sistem që mund të na ndihmojë sa të mundemi të korrektojmë demokracinë. Ne duhet t’i besojmë të drejtës për të korrektuar sistemin. Sot thuhet se Partia Socialiste është e parti e kriminalizuar, ndërsa ne thoshim për PD se ishte e kriminalizuar në mandatin e dytë. Filizat e drejtësisë kanë filluar të japin fryte”, tha Vasjari. /Realstory.al/



Skip to toolbar