Po shkonin në shkollë, makina përplas tre fëmijë në Lushnjë

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Allkaj të Lushnjës ku një makinë ka përplasur tre fëmijë që po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë. Fatmirësisht fëmijët nuk kanë pësuar lëndime të mëdha dhe asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjës, pranë një shkolle të mesme.

Shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka përplasur 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën. Policia e ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar