Ministrja e Shëndetësisë nxjerr urdhër për virusin kinez: Të merren masa

AKTUALITET


Shqipëria është ndër vendet që paraqet rrezikshmëri të ulët përsa i përket përhapjes së koronavirusit ose siç është quajtur ndryshe virusi kinez, por gjithsesi ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër që institucionet shqiptare të marrin masa për t’u mbrojtur nga ky virus.

Në zbatim të rekomandimeve të OBSH-së, e cila ka vërtetuar se virusi transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe ka dhënë masa të qarta se si njerëzit duhet të mbrohen edhe ministrja e shëndëtësisë në Shqipëri ka udhëzuar ISHP që të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit.

Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë.

OBSH  rekomandon larjen e shpeshtë të duarve, mbulimin e të kolliturit me krah ose me shami, dhe nëse dyshoni se mund ta keni marrë virusin, të njoftoni doktorin.



Skip to toolbar