Brukseli firmos BREXIT, Britania jashtë më 31 Janar

BOTA


BE firmosi marrëveshjen për daljen e Britanisë së madhe nga familja europiane. Presidentët e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian firmosën marrëveshjen e Brexit, e miratuar nga Britania e Madhe, duke mundësuar kështu ratifikimin e saj nga Parlamenti Europian.

“Së bashku me Charles Michel, ne firmosëm marrëveshjen për largimin e Britanisë së Madhe , duke i hapur rrugën ratifikimit të saj nga Parlamenti Europian”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.


Projektligji tani do t’i dorëzohet Parlamentit Europian më 29 janar për ratifikim duke siguruar largimin e rregullt të Britanisë në mesnatën e 31 janarit. Prej sot fillon periudha e tranzicionit deri në fund të vitit 2020, kohë brenda së cilës Londra dhe Brukseli do të duhet të negociojnë një marrëveshje të re tregtare.

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian do të jenë “miqtë më të ngushtë” mirëpo nuk do të jenë “të afërt si dikur” pas largimit të Britanisë nga blloku evropian, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von del Leyen.




Skip to toolbar