Soreca pret Yuri Kim: Gati të bashkëpunojmë për Shqipërinë

POLITIKË


Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri ka takuar ambasadoren e re të SHBA Yuri Kim dhe është shprehur se është gati të bashkëpunojë me të në këtë vit të cilin e konsideron si të rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Mirëseardhje ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim. Gati të nisim punën së bashku për të vijuar bashkëpunimin BE- SHBA në Shqipëri, në kontekstin e perspektivës europiane të vendit. 2020 është një vit i rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë”, shprehet Soreca, duke publikuar dhe fotot e takimit.


Para se të takonte ambasadorin Soreca, Yuri Kim ndodhej në Presidencë ku paraqiti  letrat kredenciale dhe zyrtarisht është dhe ambasadore e SHBA në Shqipëri.




Skip to toolbar