Basha: Dhimbje për shfarosjen e 6 milionë hebrenjve

POLITIKË


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, tragjedinë që mori miliona jetë njerëzish. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se 7 janari përkujtohet me dhimbje për shfarosjen mizorisht të 6 milionë hebrenjve.

“Sot me 27 Janar përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit. Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit. Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. #weremember”, shkruan Basha.





Skip to toolbar