“2 Marsi”, Minxhozi: Është banalizuar institucioni i Presidencës, kreu i shtetit nuk trajton palët njësoj

AKTUALITET


Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se me thirrjen për manifestim më datë 2 mars, presidenti ka banalizuar institucionin e Presidencës.

“Mua më duket më banal 2 marsi sesa koronavirusi.  Unë mendoj se 2 marsi është ta kthesh Republikën në qesharake. Presidenti flet me dekrete dhe flet politikisht.

Presidenti ka për detyrë të ulë palët në tryzë dhe jo t’i nxisë instinkte. Ai ka thirrur të gjitha forcat opozitare. Ky është banalizim i Presidencës.  Unë nuk e paragjykoj, por këtu ka një paradoks. Unë e kam shumë të qartë pse Ilir meta e bën këtë. Lëvizja e presidentit është se ai ka kuptuar se 1 miliardë euro plus hapje negociatash do të thotë mandat tjetër. Presidenti për mua qëndron tek opozita. Ai po bën opozitë edhe kur opozita është institucion. Ai ka kuptuar ku ndodhet krahu i tij opozitar. Ai do të bëjë një shkarkesë elektrike për opozitën. Meta po bën një gabim strategjik”, tha Minxhozi.

Skënder Minxhozi theksoi se kreu i shtetit nuk është mbi palët, por dukshëm me njërën palë.

“Nuk e di sesi presidenti njëri palë e quan murtajë dhe shkon pastaj në zyrë. Si mund të jesh president, kur njërës palë i vë epitete të rënda”, u shpreh Minxhozi.



Skip to toolbar