Operacioni “Karantina”, Ardi Veliu: Ja pse zgjodhëm edhe disa qytete ku nuk ka ende të prekur nga COVID19

AKTUALITET


I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sqaroi edhe njëherë “shtetrrethimin” që nis nesër në orën 06:00 dhe vijon deri të dielën me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Sipas tij, mbyllja e lokaleve, restoranteve, pishinave, dyqaneve dhe ndalimit të qarkullimit të çdo mjeti, përveç atyre të personelit mjekësor, do të shoqërohet me monitorim të rreptë nga ana e policisë.

Kemi ngritur 66 pika kontrolli në qytetet me risk më të lart. Në Tiranë 15, në Durrës 10 e po kështu në Lezhë, Vlorë, Fier dhe Elbasan”,- tha ai.

I pyetur se pse do të zbatohen këto masa të rrepta edhe në qytetet ku nuk ka ende raste personash të prekur nga koronavirusi, Veliu tha se: “Duke iu referuar qytetarit zero të prekur, ne kemi gjurmuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të, po punojmë paralelisht dhe po evidentojmë të gjithë shqiptarët që janë futur 15 ditët e fundit në shtetin tonë nga Italia apo edhe vende të tjera të prekura nga ky virus. Numri më i madh i shtetasve që kanë ardhur nga Italia është shtrirë në këto qytete, në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Fier, Lushnje dhe Shkodër”.



Skip to toolbar