Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Gjata i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se mjekët janë duke u përgatitur edhe për skenarin më të keq të mundshëm.
Gjata theksoi se janë marrë të gjitha masat për të pasur situatën nën kontroll.
“Unë di që është një laborator i ceritifikuar pranë ISHP dhe kemi laborator po ashtu edhe në QSUT. Deri tani në Shqipëri është vepruar sipas rekomandimeve të OBSH. Sipas rekomandimeve të OBSH, testimi bëhet vetëm për rastet e dyshuara. Aktualisht janë ngritur dy task forca të reja. Deri në këtë fazë janë rreth 460 shtretër.
Ka të sëmurë që nuk kanë nevojë për oksigjen, kurse ka nga ata që kanë nevojë për oksigjen. Janë rreth 190 respirator. Pritet që të vijnë respiratorë të tjerë, e pakta 100. Spitali Infektiv do pajiset me shumë respirator. Është vendosur që urgjencat të tranferohen tek Trauma. Ne duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha Gjata.