Akuzat e Bashës se janë harruar të prekurit nga tërmeti, përgjigjet Veliaj: Gënjen, do të ndihmojmë të gjithë njerëzit

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur për akuzat e kreut demokrat Lulzim Basha se qeveria ka harruar të ndërtojë shtëpitë e të prekurve nga tërmeti, tha se kjo qeverisje do të ndërtojë një më një banesat e atyre që ngelen pa shtëpi dhe tërmeti nuk do të harrohet.

“PD po gënjen. Sot njerëzit me vunerabël janë cadër më cadër dhe ata shtëpi do të bëhen. Ne duhet të zgjidhim edhe tërmetin, ne duhet të zgjidhim edhe këtë situatë. Është ky njeri që thotë se oligarkët janë fajtorë, por ai ka shtëpinë atje ku ndërtohet. Nuk kam asnjë respekt për një njeri që nuk hyn në zgjedhje”, tha Veliaj.

Erion Veliaj theksoi se kryeqyteti sot ka 1 milionë banorë dhe se i vjen mirë që njerëzit kanë nisur të vetë-ndërgjegjësohen.

Tirana është më e prekura. Ata kanë marrë virusin pas kontakteve në Itali. Tirana që ka 1 milionë sot është në gjendje lufte. Ne kemi vazhduar me pastrimin e qytetit. Qyteti sot është më i pastër. Sfida e madhe është dizinfektimi i qytetit. Shkenca e thotë qartë se virusi përhapet nga njeriu tek njeriu. Ne akset kryesore i lajmë dhe higjenizojmë qytetin. Ne po trajtojmë të moshuarit me trajtim edhe shërbim social, për ilace apo dicka tjetër që ata kanë nevojë. Sot jo vetëm Bashkia Tiranë, por gjithë bashkitë në vend kanë marrë masa”, u shpreh Veliaj.

Po ashtu, Veliaj falënderoi qytetarët që ata iu janë përmbajtur rregullave të qeverisë.

“Unë kuptoj kritikat, por do doja që të shpreh mirënjohje për qytetarët tanë. Dua t’iu them 100 herë  faleminderit qytetarëve të Tiranës. 99 përqind e qytetarëve po dëgjojnë me kujdes rregullat e qeverisë. Qytetarët janë treguar të kujdesshëm, ky është qytet i intelektualëve, i atyre që janë pro rregullave. Kanë mbajtur rregull, madje më mirë se më 1997, kur mbaj mend se ka qenë shtet-rrethimi i fundit”, vlerësoi ai.



Skip to toolbar