Masat ndaj Covid 19, Adrian Civici: Ulja e normës bazë të interesit nga BSH pozitive, lehtëson daljen e likuiditetit

AKTUALITET


Eksperti i ekonomisë, ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Ardian Civici tha se është pozitive ulja e normës bazë të interesit nga BSH por se nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh në situatën ku ndodhet ekonomia shqiptare nga koronavirusi.

“Norma baza e interesit nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh. Kemi një normë interesi 1% dhe ulja 0.75%…Tregjet reagojnë negativisht, politika monetare del jashtë funksionit. BSH po shikon për futjen e mekanizmave monetare jo konvenciale, pra të bëhet një aktor më aktiv në treg, blerja e bonove etj. Efekti dhe mesazhi është pozitiv sepse ul çmimin e parasë, lehtëson daljen e likuiditetit dhe furnizimin e tregut me likuiditet.

Ne kemi një bllokim të prodhimit. Domethënë që edhe nëse ti merr kredi por nuk bllokon dot, efekti i kësaj mase është që kur të dalë nga kjo situatë do ketë më shumë nevojë për kredi e likuiditete. E shikoj si masë pozitive nëse merret. Unë e mirëkuptoj dhe biznesin në kërkesat e veta. Në qoftë se politika monetare mbaron në këtë rast ajo që vijon është çlirimi fiskal”, tha Civici.



Skip to toolbar