“Më thua mua sukses ti…të doli Presidenti dhe të foli për regjim”, Lubonja debat me ministrin Cakaj

AKTUALITET


Replika në distancë ka pasur mes ministrit Cakaj dhe analistit Lubonja gjatë diskutimit në studion e “Real Story”. Ndërsa Lubonja e krahasoi Ramën me Gedafin dhe tha se Italia e përdori për hallet e saj, Cakaj e kundërshtoi duke e quajtur “karikaturë dhe banalizim” gjithë cfarë tha analisti.

Lubonja: Është e vërtetë që Italia ka arsye të jetë e pakënaqur nga Europa, që mund të shpërbëhet se e ka humbur misionin e saj. Por në këtë situatë Italia po përdor për hallet e saj një Gedaf të vogël.

Cakaj: Karikaturë dhe banalizim heqja e paraleleve mes Ramës dhe Gedafit, ju thoni që në Europë po vdes solidariteti por nuk e vlerësoni solidariten e treguar nga Shqipëria. Unë nuk paraqita përshtypjet e mia, u bazova në fakte. E thotë KE që kemi arritje të pashembullta në luftën ndaj korrupsionit dhe pasurisë së krimit, teza e tij që po shkojmë në komunizëm nuk vlen pasi bie në kundërishtim me procesin e zgjerimit të Europës. Unë e shoh celjen e negociatave si ndihmesë pëe tranzicionin që po kalon demokracia këtu. Reforma në drejtësi është madhore. Unë s’kam pse diskutoj me zotin Lubonja, kur KE rastin e Shqipërisë e konsideron positive dhe një model për tu eksportuar në rajon.

Lubonja: Kjo është fatkeqësia se edhe në rajon vendet e tjera janë të udhëhequra nga regjimet. Ty të doli presidenti të tha këtu vendos diktatura, më thua mua sukses ti….

Cakaj: Kërkoj mirëkuptim Zoti Lubonja…se nuk ju ndërpreva

Lubonja: Mirë, mirë nuk po vazhdoj më…

Cakaj: Lubonja po i quan regjime të korruptuara vendet e rajonit por pikërisht KE thotë se Shqipëria është celësi për ta zgjidhur këtë situatë.

Lubonja: C’ka foli ministri provon që politikanët synojnë të qeverisin me legjitimitet nga të huajt dhe jo nga populli i vetë. Shiko cfarë mendon populli yt më parë.

Cakaj: Gjithë referencat e mia nuk kishin për qëllim të dëshmoja se jemi legjitim në Shqipëri se na do Europa, nuk i shpalosa arritjet si rrjedhojë për tu legjitimuar por që ta bëjmë diskutimin konkret dhe t’ju referohemi fakteve…



Skip to toolbar