Profesori i Komunikimit Artan Fuga, duke folur për koronavirusin dhe punën e bërë në lidhje me këtë epidemi, deklaroi se fatkeqësisht në Shqipëri, iinstitucionet shkencore janë futur nën tutelë politike dhe rrjedhimisht matjet bëhen të diktuara.
“Lind problemi se dikush vdes nga koronavirusi apo tjetër sëmundje. Ku do të ndahet kjo gjë? Kjo është njëra anë. Por tjetër problem ekziston se, duke parë më thellë rastin gjerman, Gjermania ka një gjë specifike që matjet i bën organizëm i pavarur. Shkenca nuk duhet vendosur në një kapele administrative politike. Ne të gjitha institucionet shkencore i kemi futur në tutelë politike.
Kur shikoj se kjo agjenci e pavarur sa mirë funksionon, është për të ardhur keq cfarë ndodh në Shqipëri. Duhet të kemi patrasysh njëherë parametrat që do masim, e para ata që janë të infektuar, por që janë me doza të lehta, sic e kemi edhe ne këtu në Shqipëri. E dyta, janë ata me simptoma dhe kanë rast të rëndë. Janë ata që janë në reaminacion. Dhe rasti i fundit janë ata që dalin nga spitali ose që ndërrojnë jetë. Këta katër parametra kanë kurba të ndryshme”, tha Fuga.
Artan Fuga shtoi se ka vënë re në këtë kohë pandemie të koronavirusit tre diskurse ligjërimi.
“Dua të saktësoj që unë nuk kam pasur asnjë adresim kritik ndaj ISHP apo Institutit të Statistikave apo ndonjë institucioni në Shqipëri. Duke ndjekur atë që ndodh në Europë, kam parë se janë mbivendosur 3 lloj ligjërimesh, që kanë krijuar një kakofoni dhe nuk është se kam zgjidhje në xhep. Ligjërimi i parë është i mjekëve. Ka mjekë, specialistë të fushës, por ka edhe të tjerë, që mund të jenë të implikuar, si reanimatorët, por edhe mjekë të tjerë. Ligjërimi i dytë është politik, i vendim-marrësve. Kur kalohet në epidemi, kalohet në emergjencë, kalohet në vendim-marrje për territor etj. Parlamenti për mua është mbledhja në seancë plenare. Mua më duhet një dialog, të shprehen deputetët para opinionit publik. Mund të bëhet edhe me room. Diskursi i tretë është mediatik. Ka gazetarë që bombardojnë atë që kanë përpara për të nxjerrë të vërtetën, por ka edhe kategori të tjera”, u shpreh Fuga.
Profesor Fuga tha se për situatën duhet bërë një punë e mirfilltë shkencore dhe të mos ketë asnjë ndikim të jashtëm.
“Problem tjetër është se edhe të dhënat mund të lëvizin. Këtu varet nga këndvështrimi. Këtë që ndërroi jetë nga kjo apo nga ajo, e vendos mjeku. Problemi është se specialisti kur vendos, vendos vetë me parametra shkencore apo ka autoritet politik që e vë nën tutelë? Mua si staticien më duhen të dhënat që në krahasim me 1,2,3 vjet më duhen sa sa ka qenë numri i vdekjeve më herët dhe sa është tani”, deklaroi Fuga.